Politike

Kolegji Zgjedhor pushon padinë e Lefter Maliqit për Kuçovën

Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e ngritura në proces nga pala paditëse mund të shqyrtohen në gjykimin në themel të padisë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.

20 Qershor 2023, 10:53 Nga k.m.
Kolegji Zgjedhor pushon padinë e Lefter Maliqit për
Lefter Maliqi

TIRANË- Kolegji Zgjedhor vendosi të pushojë padinë e bërë nga Lefter Maliqi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë për rihapjen dhe rinumdërimin e kutive. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e ngritura në proces nga pala paditëse mund të shqyrtohen në gjykimin në themel të padisë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.

VENDIMI I PLOTË:

Sot, më datë 20.06.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

Alma Kolgjoka (Relatore);
Manjola Xhaxho (Anëtare);
Esmeralda Xhili (Anëtare);
Emona Muҫi (Anëtare);
Edlira Petri (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSA:  – Lefter Maliqi, përfaqësuar nga Av. Arben Llangozi dhe Av.Orgesa Serani.


– Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri.

TË PADITUR:– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror                                 Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

PERSON I INTERESUAR: Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, përfaqësuar nga Av. Maringlen Legisi.


OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për   rrëzimin e pikës 1 të ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë,(KAS) duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS.

BAZA LIGJORE:  Neni 124 e vijues i Kodit Zgjedhor, neni 4, 13, 14, 23, 24, 90, 109, 116 i Kodit të Procedurave Administrative

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me vendim të ndërmjetëm, vendosi bashkimin e kësaj ҫështje me ҫështjen nr.34 Regj. Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri

TË PADITUR:- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

OBJEKTI: Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për rrëzimin e ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë, (KAS)  duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS. Në përfundim të shqyrtimit të ҫështjes Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me Vendimin Nr. 31, datë 20.06.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, unanimisht,

VENDOSI

Pushimin e gjykimit.

Shpenzimet gjyqësore siҫ janë bërë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 20.06.2023.

Tiranë, më 20.06.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

lefter maliqi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll