Politike

“Vulën e ke ti se mos ta kanë marrë?”, Gazment Bardhi: Unë do të ndjek çdo rrugë ligjore

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bardhi u shpreh se është i pamundur çrregjistrimi i kryetarit të partisë pa zgjedhur kryetarin e ri.

20 Qershor 2023, 08:17 Nga I.A
“Vulën e ke ti se mos ta kanë marrë?”, Gazment
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se do të ndjekë çdo rrugë ligjore të cilat nuk i specifikoi nëse Këshilli Kombëtar që mblidhet nesër do të vendosë për të nisur procesin zgjedhor që rikthen Bashën në krye të PD-së. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bardhi u shpreh se është i pamundur çrregjistrimi i kryetarit të partisë pa zgjedhur kryetarin e ri.

Gazment Bardhi: E përsëris, mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar është jostatutore, jo e ligjshme. Unë do të ndjek çdo rrugë. Do të ndjek disa rrugë që nuk do t’i them këtu. Gjatë gjithë këtij procesi jam përpjekur të tregoj maturi dhe të tregohem i përgjegjshëm.

Ylli Rakipi: Vulën e ke ti njëherë se mos ta kanë marrë? E ke në disponim vulën?

Gazment Bardhi: Ka një vendim gjykate që ka pranuar dorëheqjen e z. Basha. Është vendimi i Kolegjit Zgjedhor që njohu z. Alibeaj si kryetar të komanduar. Është i pamundur çregjistrimi kryetarit të partisë pa zgjedhur kryetarin e ri.  

gazment bardhi

Sondazh

Poll