Politike

Xhaçka takim lamtumire me ambasadoren Yuri Kim: Me zemër punoi për interesin më të mirë të Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur sot ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në prag të përfundimit të detyrës së saj në vendin tonë

19 Qershor 2023, 21:02 Nga DOSJA
Xhaçka takim lamtumire me ambasadoren Yuri Kim: Me zemër punoi
Olta Xhaçka dhe Yuri Kim

TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur sot ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në prag të përfundimit të detyrës së saj në vendin tonë. Xhaçka shprehet me anë të një postimi në rrjetet sociale se është e trishtueshme se si një mike e mirë largohet. Ndër të tjera, ministrja shpreh mirënjohjen ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. Yuri Kim do të zëvendësohet në detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë nga David Kostelancik. Ky i fundit ka marrë konfirmimin unanim edhe nga Senati amerikan.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.  Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen.

#krahpërkrah”.

Sondazh

Poll