Politike

“Pse nuk e përmendni emrin e Bashës?”- Bardhi: Kam folur edhe për kriminelët më të mëdhenj, jo më të atij

Bardhi, tha se ka përmendur me emër dhe mbiemër edhe kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe për të nuk është problem kjo gjë.

19 Qershor 2023, 16:00 Nga A.B
“Pse nuk e përmendni emrin e Bashës?”- Bardhi: Kam folur
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pyetjes se përse nuk e përmend emrin e Bashës, iu përgjigj se ka përmendur me emër dhe mbiemër edhe kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe për të nuk është problem kjo gjë.

Demokratëve dhe PD-së nuk i intereson. Ajo që unë ripohoj është se kjo nuk i shërben PD dhe demokratëve. Çdo hap politik do të bëhet i ditur në momentin e duhur. Unë nuk kam hezituar të përmend emrat e kriminelëve më të mëdhenj të Shqipërisë, jo më të zotit Basha, që kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë.

Nëse do të kishim menduar për interesa personale, do të zgjidhnim një emër që ndihëshim komod dhe mbyllnim sytë për ta lënë PD drejt greminës. Unë e kuptoj se ju keni interes për çdo qëndrim tonin në të ardhmen. Sigurisht hap pas hapi do të njiheni me qëndrimet tona. Fola për kohën kur Basha ka qenë kryetar i PD dhe unë sekretar i PD. Një proces, i cili nuk ndjek rregullat e statutit që nuk siguron bashkëjetesën në parti, do të zulohen interesa personale.

Interesi im dhe i Shqipërisë është Partia Demokratike e Shqipërisë. Mund të kishim zgjedhur rrugën e rehatisë, teksa PD po shkatërrohej. Unë bëj pjesë në kategorinë e politikanëve që kanë përmendur me emër e mbiemër çdo kriminel. Që në momentin ku pyetja nis me nëse, do të thotë që flet më një ngjarje të së ardhmes. Të jeni të sigurt se ashtu sin ë të shkuarën i kam mbajtur qëndrimet e mia në mënyrë të drentpërdrejtë, ashtu do të vijojë t’i shpreh. Ka vetëm një PD dhe është ajo PD që do të duhet të forcohet dhe të bëhet alternativë qeverisëse”, u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll