Politike

Kundërshtari i Gjicit: Gjatë fushatës më është ofruar një video kompromentuese e tij, asnjëherë nuk e kam parë

Ai zbuloi se në javën e parë të fushatës, një qytetar i ka ofruar një video kompromentuese, por që përgjigjja e tij ishte se nuk merrej me përndjekje. Ndër të tjera theksoi se me kundërshtarin, ka një betejë politike.

19 Qershor 2023, 15:20 Nga DOSJA
Kundërshtari i Gjicit: Gjatë fushatës më është
Admir Sinamati

TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka zbuluar se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, por që ai e kishte refuzuar. Në një intervistë për emisionin 'Kontrast' në Report Tv,  ai zbuloi se në javën e parë të fushatës, një qytetar i ka ofruar një video kompromentuese, por që përgjigjja e tij ishte se nuk merrej me përndjekje. Ndër të tjera theksoi se me kundërshtarin, ka një betejë politike.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem me përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka, drejtoju organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë, nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon, ishte person i panjohur për mua”, tha ai.

I pyetur në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Sinemati tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon Prokurorisë. "Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur, pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatuese, s'kam dëshirë të komentoj", deklaroi Sinemati.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

Sondazh

Poll