Politike

'17 deputetë s'do marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit'/ Bardhi: Zgjedhja e kryetarit me shpejtësi shkel statutin

Bardhi u shpreh për mediat se 17 deputetë kanë vendosur që të mos marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

19 Qershor 2023, 15:23 Nga A.B
'17 deputetë s'do marrin pjesë nesër në mbledhjen
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur sot një mbledhje me Grupin Parlamentar. Kjo mbledhje po zhvillohet një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të votojë për 29 korrikun, si dita kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Bardhi u shpreh për mediat se 17 deputetë kanë vendosur që të mos marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Pas zgjedhjeve të 14 majit, menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë  e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes. Një pjesë e Kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD-ja. Grupi Parlamentar i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin ti nënshtrohem vullnetit të shumicës”, tha Bardhi.

gazment bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll