Ekonomi

Shqipëri–Zvicër marrëveshje në sektorin ekonomik, Sejko: Garanci që tu përgjigjemi me sukses sfidave

Gjatë takimit të sotëm, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se kjo marrëveshje zgjeron fokusin tek politikat monetare dhe stabiliteti makroekonomik i vendit tonë.

19 Qershor 2023, 14:40 Nga I.A
Shqipëri–Zvicër marrëveshje në sektorin ekonomik,
Gent Sejko

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka nënshkruar Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike. Gjatë takimit të sotëm, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se kjo marrëveshje zgjeron fokusin tek politikat monetare dhe stabiliteti makroekonomik i vendit tonë.

“Kjo marrëveshje është një tjetër hap kyç drejt përmirësimit të politikave monetare dhe financiare në vendin tonë, për të forcuar më tej ekonominë dhe sistemin financiar të Shqipërisë. Duke i qëndruar besnik objektivit tonë kryesor për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik e financiar të vendit, bashkëpunimi synon të forcojë më shumë rolin tonë në formulimin dhe zbatimin e politikës monetare, si dhe në promovimin e stabilitetit financiar. Së dyti, duke synuar rritjen e rezistencës ndaj turbulencave të mundshme në ekonominë globale, tregun e brendshëm dhe sistemin financiar, bashkëpunimi do t’i kushtojë vëmendje të veçantë politikave të de-euroizimit, rritjes së qëndrueshmërisë të sektorit bankar”, tha Sejko.

Ndërsa gjatë fjalës së saj ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber u shpreh se është e rëndësishme që shërbimet financiare të jenë sa më pranë qytetarëve.

“Qeveria zvicerane do vijojë të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme me asistencë teknike Bankën e Shqipërisë edhe për 5 vitet e ardhshme. Në fazën e tretë të kësaj marrëveshje ne do te fokusohemi tek edukimi financiar dhe mbi të gjitha për të bërë shërbimet financiare sa më të aksesueshme nga e gjithë popullata”, tha ajo.

gent sejko ruth huber

Sondazh

Poll

Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:25 I.A

Mes rimëkëmbjes dhe përqendrimit

Foto ilustruese TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara n&eum...

Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:24 I.A

A ka perspektivë kthimi i mjekëve

foto ilustruese TIRANË- Ekonomistët argumentojnë se kthimi i mjekëve me përvojë (dhe të tjerë të kualifikuar ...