Ekonomi

Shtohen paratë e emigrantëve/ 214 milionë euro më shumë në tremujorin e parë

Banka e Shqipërisë raporton se në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga emigrantët shënuan nivelin më të lartë që nga viti 2008.

19 Qershor 2023, 12:49 Nga k.m.
Shtohen paratë e emigrantëve/ 214 milionë euro më shumë
Foto ilustruese

Fluksi i emigrantëve përkthehet më pas në para të dërguara nga emigrantët drejt vendlindjes, ose remitancat.

Banka e Shqipërisë raporton se në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga emigrantët shënuan nivelin më të lartë që nga viti 2008. Sipas këtij institucioni në 3 muajt e parë të këtij viti emigrantët dërguan në shtëpi 214 milionë euro se 16% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Vendi po përjeton një valë të re emigratore dhe kjo valë është shfaqur në mënyrë të bujshme me largimet me gomone nga Franca drejt Britanisë. Gjatë vitit 2022 sipas Instat-it janë larguar nga Republika e Shqipërisë 31 mijë qytetarë, që është mbi 1% e popullsisë rezidente. Brezat 22 deri në 30 vjeç janë ata që po ikin më së shumti duke lënë pas një popullsi të plakur dhe më të vështirë për t’u mbajtur e kujdesur si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë të pensionit.

Të rinjtë që largohen fillojnë dhe kthejnë borxhet që janë marrë për efekt të largimit, ku dihet që bileta vetëm për të kaluar La Manshin është mbi 3000 paund. Këto para merren borxh nga të afërm e në disa raste edhe nga struktura të krimit të organizuar me fajde. Pastaj këto para kthehen në Shqipëri dhe llogariten si remitanca”, shpjegon eksperti për ekonominë, Gjergj Erebara./TopChannel

ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:25 I.A

Mes rimëkëmbjes dhe përqendrimit

Foto ilustruese TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 5.4% vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e raportuara n&eum...

Ekonomi 18 Qershor 2023, 07:24 I.A

A ka perspektivë kthimi i mjekëve

foto ilustruese TIRANË- Ekonomistët argumentojnë se kthimi i mjekëve me përvojë (dhe të tjerë të kualifikuar ...