Politike

Me DEBAT pa nisur mirë, Salianji dhe Noka duan të pyesin Vlora Hysenin, Naço: 5 minuta pushim...sa të dilni nga depresioni!

Deputetët e opozitës kanë kërkuar fjalën për procedurë, por u është mohuar nga kreu i Komisionit, Nasip Naço.

19 Qershor 2023, 12:27 Nga k.m.
Me DEBAT pa nisur mirë, Salianji dhe Noka duan të pyesin Vlora
Nasip Naço

TIRANË- Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Deputetët e opozitës kanë kërkuar fjalën për procedurë, por u është mohuar nga kreu i Komisionit, Nasip Naço. Gjë që ka sjellë edhe debate, që kanë sjellë edhe shtyrjen e Komisionit të Sigurisë për 5 minuta.

DEBATET NË KOMISION:

Naço: Si ta jap fjalën kur nuk kam mbaruar? Jo nuk kam mbaruar, po flas unë.

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë? Mirë, merre dhe fute në xhep

Naço: Po jo mo çfarë xhepi, ja tek e ke

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Salianji: Je bërë edhe psikolog

Noka: Të flasi njëherë zonja dhe pastaj po pati çështje sensitive të dalin mediat. Tani kjo sjellja "lule mos më prek". Këtë po bëni ju...

Naço: Unë e kuptoj se shyqyr që janë mediat dhe po bëni protagonistë. Mos ta mbyll fare unë këtë. Dilni nga depresioni njëherë pastaj... 5 minuta pushim.

komisioni i sigurise nasip naco vlora hyseni

Sondazh

Poll