Politike

“Gafa” e Ramës në podkastin me Emina Çunmulaj, ngatërron presidentët amerikanë

Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli dhe për rolin e “një qytetari të mirë” në demokraci, por ngatërroi autorin.

17 Qershor 2023, 15:52 Nga m.s
“Gafa” e Ramës në podkastin me Emina Çunmulaj,
Edi Rama me Emina Çunmulaj

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në podkastin e radhës kishte të ftuar modelen shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj. Si rrallë ndonjëherë, kreu i qeverisë ka bërë një gafë, ku ngatërroi presidentët amerikanë. Në raste të tilla Rama është shquar për kalimin me mjaft mjeshtëri përmes batutave pikante, por këtë herë ai nuk e kuptoi se bëri një gabim. Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli dhe për rolin e “një qytetari të mirë” në demokraci, por ngatërroi autorin.

“Se njerëzit kujtojnë se të merresh me politikë, është të jesh vetëm politikan, është vetëm të jesh deputet, është vetëm të jesh i përzim drejtpërdrejt dhe përditë, jo! 

Të merresh me politikë është të jesh një qytetar i mirë. Se nuk e di cili prej presidentëve amerikanë, kam përshtypjen Ronald Reagan, thoshte nuk mjafton një njeri i mirë për të bërë një qytetar të mirë. Njeriu i mirë është për veten dhe njerëzit rreth tij, qytetari i mirë është edhe për jashtë pragut të shtëpisë, që thotë fjalën apo jep kontributin”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Duket se askush nuk e ka kuptuar lapsusin e kryeministrit, se kjo shprehje e cituar përafërsisht prej tij nuk është e Reagan, por e Theodore Roosevelt . “Një qytetar i mirë nuk është një qytetar i mirë nëse nuk është qytetar i angazhuar”, është shprehja origjinale e thënë nga Theodore Roosevelt, president i 26-të i Amerikës.

Sondazh

Poll