Politike

Projektligji për kanabisin dhe Kushtetuesja për Portin! Si Rama kaloi në 'heshtje' të plotë çështjet e rëndësisshme gjatë skandalit 'Gjici'

Qeveria e Ramës vendosi të miratonte projektligjin për kanabisin mjekësor, e nga ana tjetër, papritur Gjykata Kushtetuese doli me vendimin për Portin e Durrësit. Dy çështje, teksa ishte duke u komentuar masivisht skandali i Safet Gjicit.

17 Qershor 2023, 10:53 Nga A.B
Projektligji për kanabisin dhe Kushtetuesja për Portin! Si Rama kaloi
Safet Gjici

TIRANË- Opinioni publik u shokua një ditë më parë nga video skandali seksual që përfshiu tashmë ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. Ky i fundit doli me një deklaratë publike, ku pranonte raportin me vajzën në video, dha dorëheqjen, e pas tij, Qeveria doli me një deklaratë përmes ministres Delina Ibrahimaj, duke treguar se Gjici ishte shkarkuar nga posti që mbante. 

'Çudia 3 ditë zgjat'-thotë populli, po mesa duket Qeveria, e cila ende s'ka reaguar zyrtarisht, kërkoi që në momentin kur të gjithë po komentonin atë që kishte ndodhur, të kalonte në heshtje disa vendime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për legalizmin e kanabisit dhe çështjen e Portit të Durrësit.

-Kur nuk kishin kaluar as 6 orë nga skandali i Gjicit, ministrja Ogerta Manastirliu doli për mediat duke bërë të ditur se ishte miratuar projektligji për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Ajo tha se është kaluar kuadri rregullator se si do të bëhet ky proces, ku është krijuar dhe një agjensi kombëtare për kontrollin e kanabisit.

Ky vendim ngjalli reagime nga opozita, por skandali i Gjicit ende ishte kryefjalë.

-E pa kaluar shumë kohë, po në të njëjtën ditë (16 Qershor) Gjykata Kushtetuese doli me njoftimin se kishte rrëzuar kërkesën e opozitës për të anuluar marrëveshjen e shtetit shqiptar me Emiratet e Bashkuara Arabe për portin e Durrësit.

Pra, në vorbullën e skandalit të Gjicit, si pa u ndjerë, Rama kalon projektligjin për mbjelljen e kanabisit dhe Kushtetuesja, lejoi vazhdimin e marrëveshjes së shtetit tonë me Emiratet për portin e Durrësit. Pikërisht në ditën kur 'plasi' skandali i Gjicit. 

Rastësi ishte dita apo e gjitha ishte një manovër për t'i kaluar dy vendimet tejet të rëndësishme e që prekin interesat e vendit në heshtje?

safet gjici

Sondazh

Poll