Sport

Del në skenë ‘dosja’ e Mourinho-s, betejë trepalëshe për postin e Galtier!

Ndërkohë, që raportohet se Julian Nagelsmann nuk do të jetë trajneri i PSG-së, lufta riniset për të zbuluar se kush do ta pasojë Galtier. Në garë tre emra…

17 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Del në skenë ‘dosja’ e Mourinho-s, betejë

FRANCE - Pak orë më parë Julian Nagelsmann dukej se ishte favoriti i madh për t'u vendosur në pankinën e PSG-së. Por, me kalimin e orëve, skuadra pariziene e mbylli këtë histori, e konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano. 

Negociatat mes dy palëve nuk çuan në një marrëveshje dhe madje, përkundrazi, në një pranim të dështimit. Trajneri i radhës, të cilin PSG shpreson ta gjejë javën e ardhshme, do të duhet të gjendet diku tjetër.

Dhe padyshim, është një betejë trepalëshe që po bëhet më e qartë. Gazetari Romain Collet-Gaudin, në vazhdën e ‘bombës’ Nagelsmann, siguroi se ‘dosja’ José Mourinho u rihap me diskutime me klanin e tij. 

Por kjo nuk është padyshim e vetmja pistë e hapur, pasi gazetari spanjol Toni Juanmarti siguron palën e tij, se lufta e paralajmëruar do të ishte më mirë mes Thiago Mottas dhe Luis Enrique. Pra, kush do ta fitojë garën? Beteja sapo ka nisur...

Del në skenë ‘dosja’ e Mourinho-s, betejë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll