17 Qershor 2023, 10:28
Nga a,b
Safet Gjici
TIRANË- Skandali seksual që përfshin ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit është bërë viral edhe jashtë Shqipërisë. Përveç shpërndarjes në 'Instagram', Facebook, TikTok dhe Twitter, ajo u bë material edhe për portalet jashtë vendit. Kështu një nga portalet më të njohura sportive në botë, 'Sportskeeda' shkruan se njerëzit në mediat sociale kanë mbetur pa fjalë nga kjo video.
“Lideri politik shqiptar, Safet Gjici, ka shokuar internetin pasi një video e tij në një pozicion komprometues u bë virale. Kryebashkiaku i Kukësit shihet në momente intime me një grua të paidentifikuar në zyrën e tij. Ai njoftoi dorëheqjen e tij pasi video bëri xhiron e saj në internet. Që atëherë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke shprehur mosbesimin e tyre,” shkruan portali.
Sipas saj, disa po e krahasojnë Gjicin me Bill Clinton. Portali thekson më tej se nuk është hera e parë që një lider politik shqiptar përfshihet në një skandal seksual. Sipas tyre, më herët ishte një tjetër kryebashkiak, Shukri Xhelili që humbi postin për shkak të një incidenti të ngjashëm.
“Bill Clinton shqiptar”: Videoja e Safet Gjicit bëhet virale në Twitter, e lë internetin në mosbesim'- shkruajnë ata.
Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al
safet gjici
Politike
17 Qershor 2023, 10:16
f.g
Myslym Murrizi, ish-deputet
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka komentuar skandalin seksual të kryetarit të d...
Politike
17 Qershor 2023, 09:58
A.B
Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj
Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave tokë tek ish Shkolla e Partisë tashmë ësht&eu...
Politike
17 Qershor 2023, 09:39
A.B
Safet Gjici
TIRANË- Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebas...
Politike
17 Qershor 2023, 09:37
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të projektligjit për legalizimin e kanabi...
Politike
16 Qershor 2023, 20:49
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës Gazment Bardhi ka komentuar skandalin e s...
Politike
16 Qershor 2023, 18:00
I.A
Safet Gjici
KUKËS- Veprimi seksual i Safet Gjicit, kryebashkiakut tashme të dorëhequr të Kukësit ka shokuar vendin ditën...
Politike
16 Qershor 2023, 17:43
k.m.
Albert Malaj dhe Gjolek Guci
MEMALIAJ- Sot është betuar kryebashkiaku i ri në Bashkinë e Memaliajt. Albert Malaj kandidati i koalicioni...
Politike
16 Qershor 2023, 17:32
k.m.
Safet Gjici
KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi nj&e...
Politike
16 Qershor 2023, 17:20
I.A
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas video-skandalit të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici. PD-ja aku...
Politike
16 Qershor 2023, 15:54
I.A
Ogerta Manastirliu
TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin ditën e sotme për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. ...