Politike

SKANDALI SEKSUAL në zyrë- Pas komenteve dhe memeve në rrjet, Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook

Llogaria e tij u mbyll pasi dha dorëheqjen, e pasi Qeveria e shkarkoi nga posti që mbante. 

17 Qershor 2023, 09:39 Nga A.B
SKANDALI SEKSUAL në zyrë- Pas komenteve dhe memeve në rrjet,
Safet Gjici

TIRANË- Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kjo lëvizje vjen pas një lum komentesh negative dhe degraduese që u bënë në rrjet, për videon në fjalë. E po ashtu, llogaria e tij u mbyll pasi dha dorëheqjen, e pasi Qeveria e shkarkoi nga posti që mbante. 

Fillimisht, ai mbylli komentet në faqe, mirëpo duket se kjo nuk ishte gjëja e vetme që bëri. Një ditë më parë, rrjetet sociale nuk ishin funksionale, e pasi u rikthyen në normalitet, llogaria e Gjicit, ajo që dihej nga të gjithë me emrin “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, nuk ishte më aktive. 

Ajo që ka mbetur është vetëm kjo më poshtë, ku postimet janë fshirë. 

SKANDALI SEKSUAL në zyrë- Pas komenteve dhe memeve në rrjet,

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

/Dosja.al

safet gjici video e safet gjicit

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2023, 15:15 I.A

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...