Sport

Tragjike, çiklisti zviceran bie në humnerë dhe humb jetën…

Gino Mader mori pjesë në turneun e Zvicrës dhe pak para përfundimit në etapën e 5-të pësoi aksidentin që I mori jetën.

16 Qershor 2023, 19:47 Nga DOSJA
Tragjike, çiklisti zviceran bie në humnerë dhe humb

ZVICER - Tragjedia ka ndodhur në turin e çiklizmit të Zvicrës, ku humbi jetën Gino Mader, pas një aksidenti të ndodhur dje, pak para përfundimit të etapës së 5-të.

Sportisti 26-vjeçar zviceran ka rënë shumë keq, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Chur. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, Mader nuk mundi të shpëtohej dhe sot ekipi i tij, Bahrain-Victorious, njoftoi vdekjen e tij.

Gino Mader dead aged 26: Tributes pour in as cyclist passes away after horrific plunge into a ravine
Crash video here ????https://t.co/nrCV2CumJD pic.twitter.com/SxsYWcKvwc
— Aijaz Bhanger (@AijazBhang60200) June 16, 2023

???? Terrible nouvelle. Après sa grave chute survenue jeudi lors de la 5e étape du Tour de Suisse, le coureur suisse de la formation Bahraïn-Victorious Gino Mader est décédé ► https://t.co/oF7PjplPaj pic.twitter.com/8xSxJXzIzL
— RMC Sport (@RMCsport) June 16, 2023

Aksidenti fatal ndodhi në zbritjen në fund të skenës, në La Punt. 26-vjeçari ka humbur kontrollin e biçikletës dhe ka rënë në një luginë, ku është gjetur pa ndjenja.

Mjeku i garës ka vazhduar me reanimimin e tij dhe më pas është transportuar me helikopter në spitalin e Chur. “Megjithë përpjekjet e stafit të spitalit, Gino nuk ishte në gjendje të dilte fitimtar në sfidën e tij të fundit dhe më të madhe. Në orën 11:30 të mëngjesit, ne i thamë lamtumirë një prej dritave ndriçuese të ekipit tonë”, tha Bahrain-Victorious, i cili do të vazhdojë të garojë në Tour de Suisse, në një deklaratë për nder të Mader.

Çiklisti i pafat iu bashkua ekipit në vitin 2021 dhe në të njëjtin vit fitoi një fazë në Turin e Italisë, ndërsa doli fitues edhe në kategorinë e të rinjve të Turit të Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll