Sport

Michael Jordan, pas 13 vitesh shiti Charlotte Hornets për 3 miliardë dollarë!

Në vitin 2010 ai bleu ekipin për 275 milionë dollarë dhe sot vlera e tij ka arritur në 3 miliardë dollarë

16 Qershor 2023, 19:40 Nga DOSJA
Michael Jordan, pas 13 vitesh shiti Charlotte Hornets për 3 miliardë

SHBA – Kohës së Michael Jordan me Charlotte Hornets po i vjen fundi. Basketbollisti legjendar që bëri gjëra të mëdha në fanellën e Chicago Bulls në vitet '90, i bleu Hornets për 275 milionë dollarë në vitin 2010 dhe sot vlera e tyre arrin në 3 miliardë dollarë siç shkruajnë në SHBA. 

Siç raportohet nga ESPN dhe Adrian Wojnarowski, Jordan po shet aksionet e ekipit te Gabe Plotkin dhe Rick Schnall dhe është çështje ditësh para se të shpallet marrëveshja. 

I pari tashmë ka aksione në Hornets dhe i dyti në Atlanta Hawks. Për Hornets ishte i interesuar edhe greko-kanadezi Steve Apostolopoulos. 

Jordan do të vazhdojë të mbikëqyrë veprimet e ekipit në draftin e ardhshëm të NBA të enjten e ardhshme (22/6) si dhe fillimin e agjencisë falas më 1 korrik. Hornets kanë të drejtë të zgjedhin numrin 2 në draft. 

Pasi të përfundojë shitja, Air pritet të mbajë një pjesë të vogël në organizatë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll