Sport

Ja skuadra më e mirë e Ibrahimovicit!... Ai përshëndet dhe falenderon Raiolën, por gabon dhe harron Interin...

Zlatan Ibrahimovic ka zyrtarizuar sërish lamtumirën nga futbolli: “Gara ka mbaruar, ka qenë një udhëtim fantastik”.

16 Qershor 2023, 19:36 Nga DOSJA

Ja skuadra më e mirë e Ibrahimovicit!... Ai përshëndet dhe

ITALI - Suedezi përshëndeti fansat e tij në Facebook, me një postim që riktheu karrierën e tij në disa rreshta nga Malmö deri në suksesin e tij të fundit me Milanin.

"Trashëgimia që lë pas është i gjithë Zlatan i ri i frymëzuar nga unë, ata me zemër luani". Një përshëndetje me një përkushtim të përzemërt për Mino Raiolën, i pari që besoi te ai, por me një anashkalim të ndërlidhjes së karrierën e tij me zikaltrit e Interit. Një lapsus nisur nga prania e hashtagut për klubin milanez.

Ja skuadra më e mirë e Ibrahimovicit!... Ai përshëndet dhe

“Gjithçka filloi me një ëndërr. Një ëndërr që u kthye nga e pamundura në e mundur. Unë kam lindur në Malmö, jam rritur në Amsterdam dhe jam bërë më i mençur në Torino. Unë u bëra një luan në Barcelonë. Jam rritur në Milano dhe kam pasur perspektiva të reja në Paris. Mora forcë në Mançester dhe u kënaqa në Los Anxhelos.  Dhe më në fund gjeta paqen në atdheun tim të ri në Milano.

Unë u bëra nga ju. Dhe trashëgimia që shpresoj të lë pas janë të gjithë Zlatanët e rinj që kam bërë. Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë zjarr në sy. Të gjithë ata që e kuptojnë vërtet se e pamundura nuk është asgjë. Faleminderit për gjithçka.

Mino, ia dolëm! Udhëtimi ka mbaruar. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Më mungon,"- shkruante Ibra në mesazhin e tij.

Ja dhe skuadra më e mire sipas suedezit Zlatan Ibrahimovic:

Ja skuadra më e mirë e Ibrahimovicit!... Ai përshëndet dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll