Politike

FOTOLAJM/ Shtrëngim duarsh në bashkinë e Memaliaj, Gjolek Guci i dorëzon detyrën kryebashkiakut të PD, Albert Malaj

Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri në zyrën e mbajtur deri më tani nga Gjolek Guci. Edhe pse kundërshtarë, Guci e ka përcjellë mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak dhe madje i ka dhënë edhe dorën demokratit.

16 Qershor 2023, 17:43 Nga k.m.
FOTOLAJM/ Shtrëngim duarsh në bashkinë e Memaliaj, Gjolek Guci i
Albert Malaj dhe Gjolek Guci

MEMALIAJ- Sot është betuar kryebashkiaku i ri në Bashkinë e Memaliajt. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri në zyrën e mbajtur deri më tani nga Gjolek Guci. Edhe pse kundërshtarë, Guci e ka përcjellë mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak dhe madje i ka dhënë edhe dorën demokratit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të konstituar, PS-ja dhe aleatët e saj kanë 9 vende, Bashkë Fitojmë 4 vende, dhe PD 2 vende. Si nënkryetarin apo dhe përfaqësuesin e kësaj bashkie në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pozita i zgjodhi nga radhët e saj.

Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë.

albert malaj gjolek guci memaliaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2023, 15:15 I.A

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...