16 Qershor 2023, 17:20
Nga I.A

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas video-skandalit të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici. PD-ja akuzon qeverinë se kjo është pasoja e pushtetit të marrë pa të drejtë dhe të vjedhur. Sipas PD-së, veprimi i Gjicit i ka përdhosur zyrat e shtetit në Kukës dhe se me këtë u faktua edhe njëherë abuzimi i pushtetit nga PS-ja. Në deklaratën për mediat, PD kërkon shpalljen e ditës së zgjedhjeve në Kukës.
Deklarata e Plotë:
Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të. Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit. Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind. Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.
Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.
videoja e safet gjicit pd
Politike
16 Qershor 2023, 15:54
I.A
Ogerta Manastirliu
TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin ditën e sotme për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. ...
Politike
16 Qershor 2023, 15:39
I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar sot se shtesa e rrogës për muajin prill dh...
Politike
16 Qershor 2023, 15:29
k.m.
Safet Gjici dhe Edi Rama
TIRANË- Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmuar në zyrë du...
Politike
16 Qershor 2023, 15:15
I.A
KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...
Politike
16 Qershor 2023, 14:48
k.m.
Safet Gjici
TIRANË- Skandali erotik i Safet Gjicit, duket se ka çuar "ujë" në mullirin e opozitës. Tashmë pritet që p...
Politike
16 Qershor 2023, 14:53
A.B
Safet Gjici
TIRANË- Safet Gjici është personazhi i ditës. Kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u p...
Politike
16 Qershor 2023, 14:27
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse paraqitet një dokument i cili vërtet...
Politike
16 Qershor 2023, 14:07
k.m.
Safet Gjici
TIRANË- Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryebashkiak i Kukësit, pasi iu publikua videoja erotike e...
Politike
16 Qershor 2023, 13:53
Selia e PD
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së e thirrur nga kryesia do të mbahet në 20 qershor në sall...
Politike
8 Qershor 2023, 12:28
f.g
Foto nga video
TIRANE- Një video e publikuar në rrjetet sociale është duke u përhapur me shpejtësi. Video është&nbs...