Sport

VIDEO/ Ekipi gjerman shkoi në Mallorka për festë dhe porositi 1000 birra në orën 9 të mëngjesit të së hënës: "Rekord!"...

Rekordi i mëparshëm në Mallorca ishte "vetëm" 600 birra, po nga një ekip futbolli gjerman.

16 Qershor 2023, 17:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Ekipi gjerman shkoi në Mallorka për festë dhe porositi

SPANJE - Klubi gjerman FV Bonn-Endenich 1908 u ngjit nga liga e gjashtë në të pestën dhe festoi suksesin historik në Palma de Mallorca. Stafi i skuadrës nga Boni shkoi në lokalin  Bamboleo, që ndodhet pranë plazhit në Palma, ku bënë edhe një shfaqje.

Sipas mediave nga Ishujt Balearik, anëtarët e ekipit gjerman kanë kërkuar direkt 1000 birra. "Ky është rekordi i ri”,- tha një punonjës i lokalit, cituar nga “Diario de Mallorca”. Mirëpo, futbollistët nuk arritën t'i pinin të gjitha birrat dhe rreth 100-150 prej tyre i hodhën, raporton burimi i cituar.

Gjithçka ndodhi të hënën në mëngjes, në orën 9 dhe klubi FV Bonn-Endenich 1908 që mburrej në rrjetet sociale për “performancën” e arritur. Fatura përfundimtare ishte 2.300 euro dhe, sipas burimeve nga lokali, në festë kanë qenë të pranishëm 50 persona.

Punonjësit e Bamboleo i sollën të gjitha mijëra birrat në 24 minuta. “Këto veprime zakonisht janë vetëm për foto. Në tavolinat e tjera u bënë dhurata shumë birra”,- tha punonjësja e lokalit Palma.

Rekordi i mëparshëm daton nga gushti i vitit 2022, kur 25 lojtarë nga klubi SG Ropfe Elztal, gjithashtu nga Gjermania, porositën 600 birra për mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin lokal, Bamboleo, vendi i preferuar i turistëve gjermanë në Palma de Mallorca.

Në fakt, gjermanët janë turistët më argëtues në Mallorca. Javët e fundit, baret kanë luftuar për të përmbushur kërkesat e gjermanëve për pije alkoolike. Në të njëjtën kohë, banorët ankohen për zhurmën e tepërt dhe festat që bëjnë turistët.

Sipas statistikave, më shumë se 3 milionë gjermanë vizitojnë Mallorcan çdo vit. Më pas në listë janë turistë britanikë, rreth 2.3 milionë çdo vit. Gjithashtu, shumë gjermanë dhe anglezë jetojnë në Ishujt Balearik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll