Sport

Sulmuesi Morata pranon në parim, të transferohet te Roma

Morata tashmë ka zhvilluar bisedime me Jose Mourinhon dhe ish-bashkëlojtarin e Juventusit, Paulo Dybala.

16 Qershor 2023, 16:38 Nga DOSJA
Sulmuesi Morata pranon në parim, të transferohet te Roma

ITALI - Alvaro Morata ka dhënë në parim pëlqimin për t'u transferuar te Roma, raportojnë mediat italiane. Lojtari i Atletico Madrid konsiderohet si zëvendësuesi ideal i të dëmtuarit Tammy Abraham.

Sipas informacioneve të "calciomercato.com", Morata tashmë ka zhvilluar bisedime me Jose Mourinhon dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Juventus, Paulo Dybala dhe është entuziast për rikthimin në Seria A.

Por përpara se të bëjë ndonjë transferim në hyrje, Roma do të duhet të shesë një prej lojtarët e saj fillimisht, që të gjenerojë 30 milionë euro të ardhura, sipas kërkesave të fuqisë së futbollit evropian për “Fair Play” Financiar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll