Sport

ESPN: Mateo Kovacic kalon te Man.City për 40 milionë euro...

Chelsea ka arritur marrëveshje parimore për transferimin e kroatit tek City, i cili është i gatshëm të paguajë për rreth 40 milionë euro

16 Qershor 2023, 16:25 Nga DOSJA
ESPN: Mateo Kovacic kalon te Man.City për 40 milionë euro...

ANGLI - Sipas ESPN, Mateo Kovacic do të transferohet te Manchester City. Klubet kanë arritur marrëveshje parimore për transferimin e kroatit për rreth 40 milionë euro dhe të gjitha detajet e marrëveshjes së mundshme do të specifikohen brenda dy javëve të ardhshme.

Kovacic ka negociuar kushtet e tij personale, të cilat do të lehtësojnë shumë përfundimin e marrëveshjes përfundimtare. Gjatë kësaj fushate, ai ka luajtur 37 ndeshje me fanelën e Chelseat në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 2 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll