Politike

Miratohet projektligji për legalizimin e kanabisit, Ministrja: Agjenci për kontrollin, sanksione subjekteve që shkelin licencat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka theksuar se ka filluar puna në disa ministri për procesin e legalizimit të kanabisit.

16 Qershor 2023, 15:54 Nga I.A
Miratohet projektligji për legalizimin e kanabisit, Ministrja: Agjenci
Ogerta Manastirliu

TIRANË-Qeveria ka miratuar projektligjin ditën e sotme për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka theksuar se ka filluar puna në disa ministri për procesin e legalizimit të kanabisit. Sipas Manastirliut do të krijohet Agjencia për Kontrollin e Kanabisit, ndërkohë që janë parashikuar dhe të gjitha kushtet për dhënien e licencave.

"Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit. Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore. Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë", tha Manastirliu. 

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2023, 15:15 I.A

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...