Sport

Kylian Mbappe: “Presidenti Macron nuk mund të ndikojë në karrierën time!”

"Si mund të ndikojë presidenti tek unë? Në këtë pikë të karrierës sime, në vitin 2023, asgjë."

16 Qershor 2023, 15:56 Nga DOSJA
Kylian Mbappe: “Presidenti Macron nuk mund të ndikojë në

FRANCE - Ylli i madh i PSG-së, Kylian Mbappe është më se i bindur se opinioni i presidentit francez Emmanuel Macron nuk mund të ndikojë në zhvillimin e karrierës së tij, megjithëse të dy mendojnë në mënyrë të ngjashme për të ardhmen afatshkurtër të sulmuesit.

Mbappe i ka dërguar një letër drejtuesve të PSG-së me mesazhin se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij, e cila i skadon në vitin 2024. Megjithatë, ai ka theksuar shprehimisht se nuk ndikohet nga ndonjë transferim. 

Kur Mbappe u lidh me një transferim te Real Madrid në vitin 2021, Macron publikisht bëri thirrje që sulmuesi të qëndronte në ligën franceze dhe në fillim të javës presidenti francez përsëriti shpresën e tij se Mbappe do të vazhdonte të luante për parizienët.

“Si mund të ndikojë presidenti tek unë? Në këtë pikë të karrierës sime, në vitin 2023, aspak”,- tha Mbappe, i acaruar qartë nga pyetjet e pandërprera për të ardhmen e tij.

“Ai dëshiron që unë të qëndroj në Paris dhe qëllimi im është të qëndroj ai, kështu që të paktën ne jemi të të njëjtit mendim për këtë temë. A do të largohem nga Paris Saint-Germain? Kësaj pyetjeje iu përgjigja pak kohë më parë. Qëllimi im është të qëndroj dhe për momentin është opsioni i vetëm para meje. Do të kthehem për përgatitje. Nuk mendoj se kam vrarë, apo ofenduar njeri me letrën që kam shkruar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll