Politike

Skandali seksual në Kukës prodhon zgjedhje të reja, shanset që ka opozita përballë rezultatit të 14 majit

Data pritet që të cakohet nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, që ende nuk ka vendosur as për Rrogozhinën, një tjetër bashki edhe kjo e fituar nga Partia Socialiste, ku rezultati është shpallur i pavlefshëm.

16 Qershor 2023, 14:48 Nga k.m.
Skandali seksual në Kukës prodhon zgjedhje të reja, shanset
Safet Gjici

TIRANË- Skandali erotik i Safet Gjicit, duket se ka çuar "ujë" në mullirin e opozitës. Tashmë pritet që pas dorëheqjes së tij dhe pranimit nga kryeministri Edi Rama, të ketë zgjedhje të reja të pjesshme në Bashkinë e Kukësit. Data pritet që të cakohet nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, që ende nuk ka vendosur as për Rrogozhinën, një tjetër bashki edhe kjo e fituar nga Partia Socialiste, ku rezultati është shpallur i pavlefshëm. Megjithatë deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen, edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur tashmë një hetim për ish-kryebashkiakun. 

E ndërkohë që PS do të hyjë në zgjedhje e "plagosur", Partia Demokratike ka shansin që të përfitojë nga gjendja elektorale e Partisë Socialiste, e cila fitoi me vetëm 1500 vota më shumë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Safet Gjici i Partisë Socialiste mori një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave. Ndërkohë që kundërshtari i tij Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 41.27% të votave. Tani opozita ka mundësinë që të rifitojë bashkinë që cilësohet si një bastion i Partisë Demokratike, por mund edhe të dështojë si në rastin "simotër" të Shukri Xhelilit në Dibër, ku edhe pas skandalit seksual të tij, sërish fitoi PS. 

safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll