PROFIL/ Kush është Safet Gjici, babai i 4 fëmijëve dhe gjysh, i besuari i Ramës në Kukës
Gjici arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e '14 Majit'. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.
TIRANË- Safet Gjici është personazhi i ditës. Kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë (që sipas tij ka marrëdhënie prej disa kohësh) brenda zyrës. Pamjet u shpërndan masivisht, SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen.
'Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video....Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth....Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen'- ishte një pjesë e deklaratës së Gjicit, ku njoftoi më pas largimin nga detyra.
Po kush është Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit?
Babai i 4 fëmijëve, e tashmë edhe gjysh, Safet Gjici është një person shumë i njohur në Kukës. Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e '14 Majit'. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.
Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”.
Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.
Tashmë nuk dihet nëse Gjici do vijojë të qëndrojë në Kukës, në qytetin që dikur drejtonte, apo do largohet, pasi 'turpi' që mbart tani është shumë i madh..../Dosja.al
Sondazh
“Do vijoj betejën për non-grata”, Berisha: Nëse paraqitet një dokument i vetëm, ju them mirupafshim
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nëse paraqitet një dokument i cili vërtet...
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos së fortë erotike: Më bënë kurth, kërkoj ndjesë, me vajzën kisha kohë që isha në lidhje intime
Safet Gjici TIRANË- Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryebashkiak i Kukësit, pasi iu publikua videoja erotike e...
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së do mbahet në një hotel
Selia e PD TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së e thirrur nga kryesia do të mbahet në 20 qershor në sall...
SKANDAL/ Një video erotike me një tjetër kryetar bashkie publikohet në rrjetet sociale (FOTO)
Foto nga video TIRANE- Një video e publikuar në rrjetet sociale është duke u përhapur me shpejtësi. Video është&nbs...
Orban në Tiranë, por s'e takoi/ Berisha: Është një mik i çmuar, nuk kam dhe nuk ka kërkuar takim
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e cilësuar s...
Ribëhen zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Gjykata e kontrolluar, shpalli të gjithë zonën e pavlefshme për një qendër votimi
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrog...
PAMJE nga takimi i delegacioneve, Rama sjell gratë ministre, Orban krah burrave
Delegacionet TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga takim i dy delegacioneve, të Hungarisë dhe Shqipërisë brend...
Tensionet në veri/ A ka komunikuar me Vuçiç? Rama: Jemi angazhuar! E pajustifikueshme nëse s'lirohen sot policët
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme se nëse ka arritur të komunikojë me Presidentin serb Aleksandër V...
Rrëmbimi i policëve në Serbi/ Berisha bën lidhjen: Mos u çudisni po të fluturojë Rama me "Ismailin" dhe t'i sjellë në Tiranë
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur këtë të premte konferencën e tij të përjavshme me gazet...
Pse Shqipëria duhet të jetë anëtare e BE-së? Kryeministri hungarez rendit arsyet: Rezervat e rritjes gjenden në Ballkan
Viktor Orban TIRANË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ndodhet në Shqipëri, në një vizitë zyrtare. Në një konfer...
