Politike

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos së fortë erotike: Më bënë kurth, kërkoj ndjesë, me vajzën kisha kohë që isha në lidhje intime

Dorëheqjen e ka bërë në rrjetet e tij sociale, duke pretenduar se i bënë një kurth, ndërsa fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh.

16 Qershor 2023, 14:07 Nga k.m.
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos së fortë erotike: Më
Safet Gjici

TIRANË- Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryebashkiak i Kukësit, pasi iu publikua videoja erotike e filmuar në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Dorëheqjen e ka bërë në rrjetet e tij sociale, duke pretenduar se i bënë një kurth, ndërsa fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Megjithatë përveçse pretendon se i kanë bërë kurth, bëri dhe një "mea culpa" duke u shprehur se ai ka tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë.

REAGIMI I PLOTË I SAFET GJICIT:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll