Sport

SHBA-Meksikë, një ndeshje me përleshje, fanela të grisura dhe kartona të kuq... (VD)

Shikojini videot: Shtetet e Bashkuara fituan ndaj Meksikës në një ndeshje plot ngjarje nga përleshjet midis lojtarëve, ku katër prej tyre përfunduan me kartona të kuq.

16 Qershor 2023, 12:38 Nga DOSJA

SHBA-Meksikë, një ndeshje me përleshje, fanela të grisura

SHBA - Në “rodeo” është kthyer gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve CONCACAF mes rivalëve tradicionalë, SHBA-së dhe Meksikës. Skuadra e SHBA-së festoi fitoren 3-0 të ndaj skuadrës së Meksikës dhe kaloi në finale, ku do të përballet me Panamanë.

Por rezultatin u harruar... pas asaj që ndodhi gjatë ndeshjes. Një dush objektesh nga tifozët në stadiumin e Las Vegasit, katër përjashtime dhe një fanelë e grisur ishte rezultati i ashpër, në një ndeshje, që sipas gazetarëve amerikanë, përfundoi para se të luheshin minutat e shtesë për shkak të thirrjeve homofobike nga platforma e meksikanëve.

SHBA-Meksikë, një ndeshje me përleshje, fanela të grisura

Tensioni po rritej gradualisht gjatë gjithë ndeshjes dhe “shpërthimi” i parë ndodhi në minutën e 69-të, me rastin e goditjes josportive të Montes ndaj Baloganit. Menjëherë amerikanët kërkuan ndëshkim dhe brenda një sekonde lojtarët e dy skuadrave nisën përpleshjen. Arbitri pa u menduar gjatë i tregoi kartonin e kuq Montes dhe gjithashtu McKenney, i cili u largua duke puthur fanelën e grisur nga Jorge Sanchez.

Pas uljes së tensionit, ndeshja rifilloi dhe amerikanët vulosën një fitore 3-0, me të dyja skuadrat që e përfunduan ndeshjen me nga nëntë lojtarë, teksa një tjetër përleshje ndodhi në minutën e 85-të, ku u shfaqën Dest dhe Arteaga. Skena u plotësua nga dhjetëra gota që binin “shi” nga platforma.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll