Politike

Orban në Tiranë, por s'e takoi/ Berisha: Është një mik i çmuar, nuk kam dhe nuk ka kërkuar takim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e cilësuar si një mik të çmuar.

16 Qershor 2023, 12:31 Nga DOSJA
Orban në Tiranë, por s'e takoi/ Berisha: Është një
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e cilësuar si një mik të çmuar. Në të njëjtën kohë zbulon se nuk ka kërkuar takim me të, dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe me palën tjetër. Ndër të tjera, Berisha e cilëson Hungarinë si një vend mik të shqiptarëve.

"Orban është një mik i çmuar, nuk kam kërkuar dhe nuk ka kërkuar takim. Viktor Orban është një mik i çmuar, ndaj të cilit unë ruaj marrëdhëniet dhe respektin tim.

Hungaria është një vend mik i shqiptarëve. Nuk kam kërkuar dhe nuk ka kërkuar të më takojë. Kjo nuk humb aspak marrëdhëniet tona me partinë e tij dhe me atë personalisht".

Sondazh

Poll