Politike

Ribëhen zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Gjykata e kontrolluar, shpalli të gjithë zonën e pavlefshme për një qendër votimi

Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat.

16 Qershor 2023, 12:27 Nga k.m.
Ribëhen zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Gjykata e kontrolluar,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat.

"Çdo ditë që kalon, farsa elektorale nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë. Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të tillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës. Në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave. Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera. Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit. Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi. A ka logjik njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Rrogozhinës, për manipulimin? Në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulsi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën qendrën e votimit në burg për të ndryshuar rezultatin. Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Ju do shihni aty të gjithë mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit. Ju do shihni përpjekjet për të fshehur nga KAS këto mekanizma. Kështu janë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat. Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore,"-tha Berisha. 

sali berisha berisha 16 qershor 2023

Sondazh

Poll