Politike

Tensionet në veri/ A ka komunikuar me Vuçiç? Rama: Jemi angazhuar! E pajustifikueshme nëse s'lirohen sot policët

Rama theksoi se janë angazhuar për negociata si dhe shtoi se do ishte e pajustifikueshme nëse nuk lirohen sot policët.

16 Qershor 2023, 12:22 Nga A.B
Tensionet në veri/ A ka komunikuar me Vuçiç? Rama: Jemi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme se nëse ka arritur të komunikojë me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Rama theksoi se janë angazhuar për negociata si dhe shtoi se do ishte e pajustifikueshme nëse nuk lirohen sot policët.

“Debati mbi shkeljen, apo mos shkeljen e të cilëve është i rëndësishëm në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe nën niveli ne marrëdhënieve ndërkombëtare, por nuk kanë asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë. Pastaj debati ishin këtej apo ishin andej, dhe konkluzionet përkatëse për të mund të vazhdojnë. Ajo që është me rëndësi është se ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk kanë bërë asnjë krim dhe sikur të presupozojmë se janë kapur disa qindra metra në anën tjetër apo qindra metra në këtë anë, pala e tretë që merret me këtë punë thotë dhe kështu dhe ashtu, nuk ka asnjë vlerë kjo në raport me ata. Shkelje e kufirit do të thotë kthehu mbrapa! Kaq! Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Është e pajustifikueshme që në fillim, por duhet të mbarojë”, tha Rama.

di rama

Sondazh

Poll