Politike

'Të lirohen sa më shpejt'/ Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Rama: KFOR s'do ketë dalje publike, do dorëzojë dosjen në NATO

Sipas Ramës, KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike, por raportin e saj do t’ia dorëzojë NATO-s.

16 Qershor 2023, 11:34 Nga A.B
'Të lirohen sa më shpejt'/ Rrëmbimi i 3 policëve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme me homologun hungarez, Viktor Orban. Ai u pyet në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Rama theksoi se ata nuk kanë bërë asnjë krim dhe se mbajtja e tyre është e pajustifikueshme e duhet të përfundojë. Sipas Ramës, KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike, por raportin e saj do t’ia dorëzojë NATO-s.

"Së pari është imediate, nevojë, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, kjo ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur, po përdorim të gjitha kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë"

edi rama

Sondazh

Poll