Sport

Paris Saint Germain nis sërish negociatat me Nagelsmann

Julian Nagelsmann mbetet në krye të pretendentëve për të marrë detyrën e trajnerit në krye të pankinës së Parisit, por ende nuk është arritur marrëveshje, me negociatat që vazhdojnë.

16 Qershor 2023, 11:40 Nga DOSJA

Paris Saint Germain nis sërish negociatat me Nagelsmann

FRANCE - Çështja e trajnerit për Parisin mbetet e hapur. Kaosi i krijuar me rastin e Mbappes dhe aktivizimi ose jo i opsionit për vazhdimin e kontratës së tij, zmbrapsi të gjitha zhvillimet e tjera.

Julian Nagelsmann mbetet në krye të listës së parizienëve. Sipas një postimi të Fabrizio Romano në Twitter, negociatat me trajnerin gjerman po vazhdojnë.

Paris Saint Germain nis sërish negociatat me Nagelsmann

Ende nuk ka asnjë marrëveshje me ish-trajnerin e Bayernit, pasi mbeten detaje të rëndësishme për t'u zgjidhur, në mënyrë që çështja të vazhdojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll