Politike

"E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë"/ Orban: BE me ritëm vetëvrasës, pas 10 vitesh vetëm Gjermania do mbetet forcë e madhe

Orban shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

16 Qershor 2023, 11:22 Nga A.B
"E turpshme sa avash po ecën procesi i integrimit të
Viktor Orban

TIRANË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, vuri theksin tek domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në zhvillimin global të Europës. Ai u shpreh se është e turpshme sesa avash po ecën procesi i integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Më tej, ai paralajmëroi se nëse ecet me këto ritme, pas 10 vitesh vetëm Gjermania, si forcë e madhe do të jetë në BE. 

Pjesë nga deklarata e tij:

Kapaciteti i Europës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë sot BE, është një problem apo mundësi? Shikoni Europën e sotme, Kroacia e disa vende të tjera nuk janë anëtarë, si do ishte pamja sot e BE, mendoj se do kishim rritje ekonomike, se ne vendet e Europës qendrore kemi sjellë ndryshim në Europë. Se ne mendojmë se kjo është ajo që do të sjellë Shqipëria. 

Përgjigjia është e thjeshtë; rezervat e rritjes janë në Ballkan, nuk janë në gjendje të tjera të Europës. Ka rezerva, ekonomike dhe politike. Ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet në BE. 

Mendoj se një tendencë arrrihet duke u bashkuar të gjithë së bashku. 

Është e turpshme sesa avash po ecën ky proces për në BE. Pashë që Shqipëria ka duruar 13 vjet për të arritur deri në negociata, pas 10 vjetësh, vetëm Gjermania do mbetet ( si forcë e madhe) se nëse zgjerimi do ecë me këtë ritëm kaq të ngadaltë është vetëvrasës.

Do e mbështesim në të ardhmen integrimin, jo vetëm për arsyet e miqësisë por dhe për ato që përmenda pak më lart. 

/Dosja.al

viktor orban

Sondazh

Poll