Politike

'I dhatë vendit tonë një princeshë, u bë Mbretëreshë"/ Rama i drejtohet Orban: Jam i bindur që Geraldina po të shikon....

Rama tha se Hungaria i ka dhënë diçka të çmuar vendit tonë, duke përmendur mbretëreshën Geraldinë, e cila vinte nga një familje fisnike hungareze.

16 Qershor 2023, 11:18 Nga A.B
'I dhatë vendit tonë një princeshë, u bë
Edi Rama

TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, Rama, e mbylli fjalën e tij duke përmendur mbretëreshën Geraldinë, e cila vinte nga një familje fisnike hungareze. Ai tha se Hungaria i ka dhënë diçka të tijën Shqipërisë, diçka që ia dha kur nuk i jepte dot investime direkte.

“Në një farë mënyrë Hungaria ka dhe diçka të vetën këtu në Shqipëri, sepse në kohën kur nuk i jepte dot investime direkte, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë kështuqë jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon dhe është shumë mirënjohëse në emër të shqiptarëve që ti je këtu”, përfundoi Rama.

edi rama viktor orban

Sondazh

Poll