Sport

Leo Messi: "Jam i kënaqur me vendimin tim, megjithëse ideja fillestare ishte ndryshe"

I lumtur me zgjedhjen e Inter Miamit, është shprehur Lionel Messi, i cili sigurisht ka pranuar se fillimisht kishte plane të ndryshme për karrierën e tij.

16 Qershor 2023, 11:20 Nga DOSJA
Leo Messi: "Jam i kënaqur me vendimin tim, megjithëse ideja

KINE - Lionel Messi duket se e ka përfunduar sezonin e tij të fundit në Evropë, sepse pas largimit nga Paris Saint-Germain vendosi të ndryshojë kontinente për hir të Inter Miamit!

Pavarësisht se prioritet për argjentinasin ishte rikthimi i tij në Barcelonë, problemet financiare të katalanasve e detyruan atë të shqyrtonte opsionet alternative për destinacionin e ardhshëm dhe ndoshta të fundit të karrierës së tij.

Ari arab në fund nuk ishte i mjaftueshëm për ta bindur atë të takonte Cristiano Ronaldon në Azi, me Messin që më në fund votoi... SHBA-në dhe u deklarua i lumtur me zgjedhjen e tij!

“Jam mirë, megjithëse në fillim ideja ishte ndryshe. Jam i kënaqur me vendimin që mora, jam gati dhe presim sfidën e re. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë e dija se çfarë do të thoshte.

Besoj se çfarëdo që të ndodhë gjatë rrugës, duhet të përpiqem gjithmonë dhe shpresoj që ky të jetë një mesazh për gjeneratat e reja që më ndjekin, kujdesen për mua dhe më mbrojnë.

Dua të kujtohem si një njeri normal, i mirë, përtej anës sportive të gjërave dhe sidomos njerëzit që më kanë takuar, dua të më kujtojnë si njeri të mirë”,- ishin fjalët e tij.

B.T (Dosja)

Sondazh

Poll