Politike

'Na duhen më shumë investime hungareze'/ Orban në Tiranë, Rama: Mbështetaja e tij s'ishte vetëm me fjalë, por dhe e konkretizuar

Rama u ndal edhe tek investimet hungareze në Tiranë, ku theksoi se do të donte që të kishte më shumë.

16 Qershor 2023, 11:12 Nga A.B
'Na duhen më shumë investime hungareze'/ Orban në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një konferencë tw pwrbashkwt me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban shprehu mirënjohjen për qeverinë hungareze dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në BE. Rama u ndal edhe tek investimet hungareze në Tiranë, ku theksoi se do të donte që të kishte më shumë.

Pjesë nga fjala e tij:

Vizita e Orban sot në Tiranë është vizita e një miku të shqiptarëve në të gjitha kohët.

Falë përkushtimit të tij ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të BP në BE dhe një nga forcat më progresive të zgjerimit të BE. Hungaria dhe Orban e kanë mbrojtur vijimësisht dhe pa kushte procesin e përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në BE. I jam mirënjohës se kjo mbështetje nuk ka qenë vetëm me fjalë por dhe e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë tonë. 

Ndihem mirë kur dëgjoj atë që jam përpjekur ta them, se BE ka nevojë për BP, sic ka nevojë BP për BE. është me rëndësi që ky zë, argument të dëgjohet pa ngurrim nga ana e të gjithëve, jam mirënjohës edhe për faktin se Orban ka qenë dhe është shtytës i invesitmeve hungareze në vendin tonë. Sot kemi kompani që janë hungareze, me të cilat jemi të kënaqur për cilësinë e lartë e që kanë sjellë, për respektin që tregojnë ndaj vendit. Duam më shumë kompani, kemi folur për të sjellë më shumë në fushën e energjisë dhe shpresoj në fushën e turizmit. Kjo është bërë një urë lidhëse mes nesh. Janë ambasadorët më të mirë të Hungarisë në Shqipëri.

edi rama orban ne tirane

Sondazh

Poll