Sport

Festa e titullit të Man.Cityt përfundoi me një faturë prej 55 mijë eurosh... vetëm në pije. Pagoi babai i Jack Grealish

Tani, tre javë më vonë, babai i Jack Grealish ka zbuluar saktësisht se sa ishte shpenzuar për pije atë natë…

16 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Festa e titullit të Man.Cityt përfundoi me një faturë prej

ANGLI - Tre javë më parë, pasi fitoi dhe festoi titullin, me shumë koktejle alkooli, kujtohen fjalët e Pep Guardiolës për lojtarët e tij. Më saktë për mënyrën se si ata u paraqitën, ditë më vonë, për t'u përballur me Chelsean, pavarësisht sasisë së alkoolit që kishin konsumuar.

Tani, tre javë më vonë, babai i Jack Grealish ka zbuluar saktësisht se sa ishte shpenzuar për pije atë natë. Dhe fatura ishte... e madhe!

“Të them të drejtën ata (Man.City) ishin të shkëlqyer në festimet dhe në të gjitha festat. Kishte një mbi të tjerat, pasi fituan Premier League që ishte në Tunel Club. Fatura e pijeve ishte 47.000 £! Pashë faturën dhe jo, nuk ishin vetëm pijet që kishte pirë Jack... Atë natë ai u largua edhe herët”,- është shprehur Kevin Grealish në ‘The Mirror’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll