Sport

Fjalët e para të Rudi Garcia, si ‘napoletan’

Trajneri i emëruar zyrtarisht i Napolit, Rudi Garcia bën reagimin e parë.

16 Qershor 2023, 09:40 Nga DOSJA

Fjalët e para të Rudi Garcia, si ‘napoletan’

ITALI - Këtë, askush nuk e pa të vinte! I lirë që nga fundi i aventurës së tij me Al Nassr në Arabinë Saudite, Rudi Garcia është rikthyer në një stol evropian. Dhe jo vetëm në ndonjë! 

Ndërsa të gjithë e mendonin Christophe Galtier, duke zëvendësuar Luciano Spallettin te Napoli, në fund presidentit De Laurentiis i ka besuar një ish-i detyrën e vështirë për të mbajtur Scudetto-n. Pas njoftimit për emërimin e tij, ka folur edhe tekniku 59-vjeçar.

Në llogarinë e tij në Twitter, Rudi Garcia ka komentuar ardhjen e tij, duke shprehur krenarinë e tij për marrjen e një ekipi të tillë: "Sa kënaqësi të bashkohem me projektin e Napolit. Sa kënaqësi të kthehem në Itali. Jam më shumë se kurrë i motivuar dhe ambicioz të vazhdoj të mbaj lart ngjyrat e kampionëve të Italisë”, tha tekniku francez.

Fjalët e para të Rudi Garcia, si ‘napoletan’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll