Aktualitet

Kontrolle “blic” në Fushë-Krujë, FNSH dhe Policia rrethojnë zonën, priten operacione të tjera

Ditë më parë në malësinë e Krujës Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike në disa fshatra.

16 Qershor 2023, 09:27 Nga A.B
Kontrolle “blic” në Fushë-Krujë, FNSH dhe Policia
Policia

FUSHË-KRUJË-Aksion policor në orët e para të mëngjesit në zonën e Fushë-Krujës. Forcat policore nga reparti FNSH dhe janë ndarë në dy grupe, njëri është nisur drejt Rinasit, ndërsa grupi tjetër ka në fokus Malësisë e Krujës.

Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione në zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Ditë më parë në malësinë e Krujës Forcat Operacionale kanë zbuluar lëndë narkotike në disa fshatra./Dosja.al

aksion ne fushe-kruje

Sondazh

Poll