Sport

Mancini: “Nuk ishte ndeshja që donim. Në fund, Spanja e meritoi fitoren”

Trajneri blu nuk kërkon justifikime: “Nuk ishte ndeshja që donim të luanim”. Tani të dielën me Holandën për vendin e tretë

16 Qershor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Mancini: “Nuk ishte ndeshja që donim. Në fund, Spanja e meritoi

HOLANDE - Në fund të ndeshjes Spanjë-Itali, ku finalja e Nations League u shua,  Roberto Mancini bëri homazhe për Spanjën, e cila do të përballet me Kroacinë të dielën. 

"Në fund ata e merituan të fitonin, edhe nëse e gjetën golin në fund, - u shpreh trajneri në Rai Sport. - Nuk ishte ndeshja që donim të luanim, ne bëmë pak në pjesën e dytë. Ndoshta na penalizoi fakti që luajtëm një lojë taktikisht ndryshe nga zakonisht”. 

Mancini bën “mea-culpa” për zgjedhjen e skemës, 3-5-2, të cilën e përferoi para asaj të provuar më shumë 4-3-3. "Duhej të luanim më mirë, kjo është e sigurt. Ne e kishim vendosur ndeshjen në një mënyrë të caktuar, por ndoshta ky nuk është futbolli ynë. Shkoi mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ne ramë shumë poshtë dhe nuk ishim thuajse në fushë.

Ndoshta duhej të bëja diçka, duhej të ndryshoja diçka. Spanja është një ekip i fortë, edhe kur ata ndryshojnë lojtarë. Ne krijuam një futboll disa vite më parë dhe ndoshta duhet të vazhdojmë me këtë, ne e vendosëm kështu, duke menduar se mund të bëjmë diçka më mirë. Mendoj se ka pasur një gjykim të gabuar nga ana ime për formën."

Me ardhjen e Chiesa për Immobile, Italia luajti pa qendërsulmues. “Ne menduam se Chiesa mund të jepte pak më shumë thellësi dhe të mos jepte referenca”,- justifikoi trajneri Mancini. 

Të dielën, ende në Enschede, në orën 15.00, finalja për vendin e 3/4, ku Italia do të përballet me Holandën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll