Sport

VIDEO/ Imobile korrigjon gabimin e Bonucit, 1-1 mbyllet pjesa e parë...

Luhet në Holandë ndeshja e dytë gjysmëfinale e Nations League. Kroacia, si finalistja e parë pret sfiduesin e finales të së dielës

15 Qershor 2023, 21:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Imobile korrigjon gabimin e Bonucit, 1-1 mbyllet pjesa e parë...

HOLANDE - Spanjë-Itali është shndërruar si një përballje klasike tani në Europë për shkak të ndeshjeve të shumta dhe me histori, që kanë patur me njëra-tjetrën këtu dy ekipe.

Edhe pse në proçes ristrukturimi ekipet, mesa duket gërshetimi të brezit të vjetër dhe lojtarëve të së ardhmes, kanë dhuruar emocione dhe gola në këto 45 minuta të para në gjysmëfinalen e dytë të Nations League.

Bonuci i rikthyer për siguri në qendër të mbrojtjes nga Mançini ishte i pari që dha shenjat e dobësisë në këtë takim me gabimin në minutën e 3-të që solli edhe golin e parë të ndeshjes nga Pino.

Nuk u demoralizuan Axurrët që pavarësisht presionit të skuadrë së De la Fuentes , u përpoqëm të krijojnë dhe arritën të barazojnë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Imobile 8 minuta më pas.

 

Në minutën e 21-të Fratezi shënoi edhe golin e avantazhit për Italinë por arbitri e anuloi për një pozicion të parregullt pas konsultimit me sistemin VAR.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll