Sport

Rudi Garsia është trajneri i ri i kampionëve të Italisë!

Francezi ishte së fundmi në drejtimin e Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, megjithatë oferta e kampionëve të Italisë, e ka “joshur” 59-vjeçarin.

15 Qershor 2023, 21:28 Nga DOSJA

Rudi Garsia është trajneri i ri i kampionëve të

TALI - Pas mbylljes së bashkëpunimit me Luciano Spallettin, Napoli zyrtarizon trajnerin e ri. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare të klubit, të kaltrit bënë të ditur se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Rudi Garcian.

Francezi ishte së fundmi në drejtimin e Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, megjithatë oferta e kampionëve të Italisë ka “joshur” 59-vjeçarin.

Për Rudi Garcian është një rikthim në Itali duke qenë se në të kaluarën francezi ishte pjesë e Romës, duke i drejtuar verdhekuqtë në sezonin 2013-2016 duke pasur në këtë formë eksperiencën e duhur për në kampionatin italian. Napoli do të kërkojë të rikonfirmohet si kampione e Italisë si dhe të shkojë gjatë në Champions League, teksa këtë projekt klubi ia beson pikërisht Garcias.

Rudi Garsia është trajneri i ri i kampionëve të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll