Sport

Richarlison “i shkel syrin” Realit: "Çdo lojtar dëshiron të veshë fanelën e Madridit"

Sulmuesi brazilian me fjalë lajkatare për “Klubin Mbretëror”.

15 Qershor 2023, 20:26 Nga DOSJA
Richarlison “i shkel syrin” Realit: "Çdo lojtar

SPANJE - Sulmuesi qendror i Tottenhamit, braziliani Richarlison, më parë ishte i lidhur me një transferim te Real Madrid.

Sulmuesi i selecaos njoftoi se dëshiron të provojë veten te Spurs, por shtoi se Reali është skuadra më e madhe në botë.

“Sigurisht, Real Madridi është klubi më i madh në botë. Çdo lojtar dëshiron të veshë fanelën e tij. Por unë kam një kontratë dhe duhet të dëshmoj pse Tottenham më bleu për një çmim të lartë. Megjithatë, çdo futbollist ëndërron të luajë për Real Madridin”,- ka komentuar Richarlison për gazetarin e njohur Fabrizio Romano.

Gjatë sezonit aktual, Richarlison shënoi vetëm 3 gola dhe dha 4 asistime në 34 ndeshje për Tottenhamin dhe portali "Transfermarkt.com" vlerëson lojtarin ofensiv për 55 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll