Sport

'Anglezi' Gundogan u stërvit i vetëm në kampingun e Gjermanisë... paralajmërim?

Mesfushori iu bashkua kombëtares së Hansi Flick mbrëmjen e së mërkurës. Para ndeshjes së së premtes me Poloninë, Gundogan u stërvit individualisht.

15 Qershor 2023, 20:13 Nga DOSJA
'Anglezi' Gundogan u stërvit i vetëm në kampingun e

GJERMANI - Ilkay Gundogan nuk është stërvitur me kombëtaren gjermane për shkak të ardhjes me vonesë në kampin e skuadrës në Frankfurt, pas triumfit të Manchester Cityt në Champions League, raporton “DPA”. 

Mesfushori iu bashkua përzgjedhjes së Hansi Flick mbrëmjen e së mërkurës. Para ndeshjes të së premtes me Poloninë, Gundogan u stërvit individualisht.

Robin Gosens i Interit, i cili gjithashtu mbërriti në kamp të mërkurën, mundi të merrte pjesë në stërvitjen në grup të ekipit.

Kjo mund të jetë një shenjë se trajneri Hansi Flick nuk do të mbështetet te Gundogan në formacionin titullar për miqësoren e dytë të Gjermanisë të serisë me tre ndeshje.  Gundogan dhe Gosens munguan në barazimin 3-3 me Ukrainën në Bremen.  Gjermania do të luajë edhe me Kolumbinë më 20 qershor.

Flick pritet të bëjë ndryshime në skuadrën e tij për udhëtimin në Poloni, me Jamal Musiala dhe Kai Havertz që pritet të jenë mes titullarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll