Sport

Shikoni magjinë e Leo Messit, ai driblon me lehtësi kush i del përpara nga australianët

Paraqitje e pabesueshme e 35-vjeçarit argjentinas, në miqësoren kundër Australisë në Pekin

15 Qershor 2023, 18:13 Nga DOSJA

Shikoni magjinë e Leo Messit, ai driblon me lehtësi kush i del

KINE - Ai jo vetëm që shënoi golin më të shpejtë të karrierës së tij në Pekin kundër Australisë, por gjithashtu u ofroi kinezëve (dhe jo vetëm) një fazë me bukuri të rrallë futbolli. 

Lionel Messi në minutën e 81-të të ndeshjes miqësore, mori topin nga qendra dhe dribloi tre lojtarë australianë në pesë metra!

Ai i kalon kundërshtarët si piramida, ku në fakt, edhe pse i fundit vazhdonte të tërhiqte fanela, nuk mundi ta ndalonte dot. Ylli 35-vjeçar vazhdoi të rrinte jashtë zonës së madhe, por bëri një pasim të shkëlqyer! 

Argjentina fitoi 2-0 ndaj Australisë në stadiumin e punëtorëve në Pekin. Pas golit të parë të Messit pas 76 sekondash, pas pushimit, Pezzella (68’) shënoi golin e dytë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll