Sport

Vinicius bëhet “zyrtar” i FIFA-s, do drejtojë një komitet të posaçëm kundër racizmit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar se sulmuesi i Real Madridit do të drejtojë një komision të posaçëm, të përbërë nga lojtarë për të luftuar racizmin.

15 Qershor 2023, 17:47 Nga DOSJA

Vinicius bëhet “zyrtar” i FIFA-s, do drejtojë një

SPANJE - Viktimë e ofendimeve raciste nga tifozët kundërshtarë gjatë ndeshjes Real Madrid-Valencia, më 21 maj, Vinicius Jr. kishte reaguar ashpër ndaj shumë problemeve të këtij lloji, që duhet të përballet. 

I pranishëm në Barcelonë për një konsultim me lojtarin dhe ekipin e tij kombëtar të Brazilit, i cili përballet me Guinenë të shtunën në Katalonjë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino “i kërkoi Vinicius të drejtonte këtë grup lojtarësh (që përbën komisionin special), i cili do të paraqesë sanksione më të rrepta kundër racizmit”.

Vinicius bëhet “zyrtar” i FIFA-s, do drejtojë një

Duke premtuar se “nuk do të ketë më futboll me racizëm”, lideri 53-vjeçar i FIFA-s beson se  “ndeshjet duhet të ndërpriten menjëherë kur kjo të ndodhë”. Më pas, Infantino e arsyetoi këtë komision, bazuar rreth lojtarëve: “Duhet të dëgjojmë lojtarët dhe të dimë se çfarë kanë nevojë për të punuar në një mjedis më të sigurt. Ne jemi shumë seriozë për këtë,”- u shpreh ai.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll