Sport

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, paralajmëron largimin...

Fatma Samoura, më parë ishte një punonjëse e Kombeve të Bashkuara. Ajo u bë gruaja e parë që u emërua sekretare e përgjithshme e FIFA-s dhe u ngarkua me funksionimin e saj të përditshëm, pasi organi i futbollit botëror kërkonte të rregullonte reputacionin e tij

15 Qershor 2023, 17:28 Nga DOSJA

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, paralajmëron

ZVICER - Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samoura, do të largohet nga posti i saj në fund të vitit, pas një periudhe shtatëvjeçare. 

“Mjedisi në FIFA ishte periudha më e mirë e jetës sime,- thotë Samoura. - Jam shumë krenare që kam udhëhequr një ekip kaq të larmishëm. Fjala ime e parë e falënderimit shkon për Gianni Infantino, që më dha këtë punë të ëndrrave. Ai ka treguar besim, mirëkuptim dhe një nivel të jashtëzakonshëm mbështetjeje.

Është kënaqësi të punosh përkrah tij. Dikujt që e transformoi FIFA-n në një organizatë të mirë qeverisur, më të hapur, më të besueshme dhe më transparente sot. Unë do të largohem nga FIFA me një ndjenjë të lartë krenarie dhe arritjeje",- shtoi ajo.

Samoura, më parë ishte një punonjëse e Kombeve të Bashkuara. Ajo u bë gruaja e parë që u emërua sekretare e përgjithshme e FIFA-s dhe u ngarkua me funksionimin e saj të përditshëm, pasi organi kërkonte të rregullonte reputacionin e tij, pasi ishte përfshirë në skandale korrupsioni. Paraardhësi i saj Jerome Valcke, u shkarkua në vitin 2016 dhe u ndalua për shkelje të etikës.

Samoura, aktualisht, para largimit të saj, përballet me sfidën e jashtëzakonshme për ta bërë Kupën e Botës për femra këtë verë, një ngjarje po aq të madhe sa ajo e meshkujve.

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, paralajmëron

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll