Aktualitet

ME VIDEO: I riu dhunon dhe tërheq zvarrë të moshuarin në Fier. Policia sqaron ngjarjen e rëndë në Fier: Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa lidhur me ngjarjen ende nuk ka asnjë njoftim të Policisë së Shtetit. 

15 Qershor 2023, 16:51 Nga k.m.
ME VIDEO: I riu dhunon dhe tërheq zvarrë të moshuarin në
Dhunimi në Fier

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, përballë vendit të quajtur Block 13. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, një i ri dhunon dhe tërheq zvarrë një të moshuar, i cili qëndronte në një lulishte të qytetit. 

"Prsh JOQ. Dua te denoncoj kete rastin kur nje i moshuar dhunohet edhe merret zvarre nga nje i ri. Policia erdhi me vonese edhe askush nuk e ndihmoj. Ndodhi ne Fier perballe Block 13,"-tha qytetari në denoncimin e bërë për mediat. 

Policia e Fierit ka reaguar pas pamjeve, të cilat kanë qarkulluar në rrjet, duke bwrw me dije se O. T., 69 vjeç, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte. Po ashtu, në reagimin e bërë, Policia bën me dije se dhunuesi, i identifikuar me inicialet E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Sqarim i DVP Fier

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dhunuar një të moshuar, sqarojmë se: Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

VIDEO NGA MOMENTI I DHUNËS:

fier

Sondazh

Poll