Sport

Kërcet grushti/ Balotelli godet drejtorin e Sion-it, gjatë një feste karnavalesh…

Futbollisti italian bën sherr me një fans që i ka fotografuar, ekzekutivi qëllohet gabimisht

15 Qershor 2023, 17:01 Nga DOSJA

Kërcet grushti/ Balotelli godet drejtorin e Sion-it, gjatë një

ZVICER - Një festë karnavalesh që u shndërrua shpejt në rastësi: drejtori sportiv i skuadrës zvicerane të Sion-it, Constantin që shoqëronte Balotellin në një festë, ku futbollisti ishte veshur si personazh i serialit "La casa di carta". 

Një tifoz i ka pare dhe ka filluar t’i fotografonte, gjë që e ka mërzitur sulmuesin, i cili, në vend të tij kishte goditur pa dashje drejtorin sportiv në konfuzion, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Ky është vetëm një nga episodet e shumta me Balotellin, si protagonist të rrëfyer nga gazeta. Ndër të tjera, ai gjatë pushimit dimëror në Spanjë, ku ish-sulmuesi i Mançester Sitit duket se e ka shndërruar udhëtimin në parkun e tij argëtues: festat dhe alkooli do të ishin rend i ditës .

Performanca në fushë, e konsideruar e pamjaftueshme për sa i përket shifrave (6 gola në 19 ndeshje) dhe përkushtimi, shpërtheu tërbimin e tifozëve të Sionit, të cilët madje dogjën fanelën e qendërsulmuesit në tribunat e “Stade Tourbillon”. 

Constantini, protagonisti i pavullnetshëm dhe i dëmtuar i sherrit, komentoi për eksperiencën e sulmuesit italian në Zvicër: “Ne u mashtruam me Marion, sepse bëmë gjithçka që ai të mendonte kryesisht për futbollin, por nuk ia dolëm”.

Sion, i njohur më parë për të qenë gjithashtu klubi ku luanin Gennaro Gattuso dhe Gianluca Zambrotta, ra në Challenge League në fund të sezonit 2022-23, duke mbledhur vetëm 31 pikë në 36 ndeshje. 

E ardhmja e karrierës së Mario Balotellit tani është shumë e pasigurt: përvoja e tij në Kantonin e Valais duket e mbaruar dhe për momentin skuadrat që mund të interesohen për të janë të pakta.

 Kërcet grushti/ Balotelli godet drejtorin e Sion-it, gjatë një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll